Vlorë/ I mituri u kap me armë, flet babai i 14-vjeçarit: Nuk është e djalit, e kanë gjetur në një ndërtesë të pabanuar

schedule10:59 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 10:59 - 13 Dhjetor, 2024

Babai i 14-vjeçarit që u arrestua nga Policia e Vlorës ka dhënë një deklaratë për median lidhur me ngjarjen. Ai ka sqaruar se ka ngritur shqetësimin me mësuesit e shkollës pasi ka parë disa video në Tik Tok. Bardhosh Tozaj ka mohuar se 14-vjeçari, djali i tij kishte armë, ndërsa thekson se nuk është e tij arma e gjetur.

Ai ka nënvizuar se djali i ka treguar se armën e kanë gjetur në një objekt të pabanuar dhe se atje kanë rezultuar edhe disa karikatorë.

“Unë jam babai i Valentinit, kam ardhur t’i sjell disa ushqime. Dhe në rrjete sociale është shpërndarë një informacion sikur djali im ka qarkulluar në shkollë 9-vjeçare “Rilindja” me armë zjarri dhe është lajm i rremë. Djali im kishte bërë disa foto dhe video në mal me disa shokë. Isha në një mbledhje me drejtoreshën dhe një mësuese kujdestare dhe një psikologe sepse kanë bërë një video në “Tik Tok” me një lojë dhe marrin një shok e hedhin lart dhe e presin dhe kjo është një lojë e rrezikshme. Unë shfaqa këtë shqetësim, dhe nuk isha i sigurt nëse ishte e vërtetë apo pistoletë lodër. Dhe këtë informacion ia kam dhënë  unë policisë. Ne u takuam me punonjës të policisë në shkollë sepse ishin prezent dhe erdhëm në polici me telefonin e djalit, panë videon që nuk ishte lodër, dhe shkuam ndoqëm rastin. E kishin gjetur në një objekt të pabanuar 3-katësh. Kanë shkuar në mal kanë bërë video në tik tok dhe më vonë e kishin fshehur. Arma është gjetur në një objekt të pabanuar dhe kishte edhe tre karikatorë dhe mendohet që mund të ketë edhe municione të tjera. Ai më tregoi një video dhe më tha është pistoletë lodër”, ka thënë më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!