Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I mbylli derën lindjes për vaksinën? Rama: Jemi pjesë e familjes europiane pa lojëra me dy porta

schedule12:19 - 2 Shkurt, 2021

schedule 12:19 - 2 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë zgjedhur vaksinat e krahut perëndimor për shkak se Shqipëria është pjesë e familjes europiane pa lojëra me dy porta. Ai u shpreh se vonesa e krijuar nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ndërkohë për vaksinat në krahun lindur Rama u shpreh se ato nuk janë gati sa hap e mbyll sytë dhe qeveria po i mban pezull.

“Impakti i vaksinës nuk është aq imediat sa të numërosh jetët e humbura dje. Vaksinat në krahun lindor nuk është se janë gati sa hap e mbyll sytë. Ne kemi zgjedhur vaksinat e prodhuara në krahun perëndimor sepse jemi pjesë e familjes europiane pa lojëra me dy porta.

Ne jemi në kushtet kur po e zbatojmë planin tonë. Vonesa e krijuar nuk ka lidhje me ne. Nuk do të jetë kronike. Mbrëmë kemi marrë konfirmimin që brenda shkurtit do të mbërrijë sasia e premtuar. Jemi në marrëveshje edhe me AstraZenecen“, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!