I mbijetuari i vetëm i tragjedisë, i riu shqiptar rrëfen si humbi familjen nga aksidenti në Greqi

schedule14:53 - 18 Nëntor, 2021

schedule 14:53 - 18 Nëntor, 2021

I vetmi i mbijetuar nga aksidenti tragjik i familjes Zhuleku katër ditë më parë në Domokos të Greqisë ka rrëfyer momentet e renda për mediat greke.

17-vjeçari, i cili doli i gjallë nga makina e aksidentuar ku ndodhej bashkë me prinderit dhe motrën, tha për emisionin “Të vërtetat me Zinën” se ata po ktheheshin nga Shqipëria dhe një moment dëgjoi nënën dhe motrën e tij të bërtisnin dhe pastaj një përplasje të fortë, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: Po ktheheshin nga dasma, si u shua në aksident familja shqiptare në Greqi, familjarët të pikëlluar

Nga aksidenti vdiqën dy prindërit dhe vajza e tyre, kurse 17-vjeçari u nxorr nga makina me disa dëmtime të lehta.

Po vinim nga Shqipëria dhe fillimisht ndaluam në Meteora. Pastaj u futëm në një rrugë dhe babai po udhëtonte me 60-80 km/h. Unë po shihja nga dritarja e makinës dhe dëgjova një bori, dhe pastaj mamin dhe motrën të bërtisnin. Nuk pata kohë të kthej kokën pasi u përplasëm. Pas nesh vinte xhaxhi dhe ai më nxorri nga makina. Pash familjen time dhe mendova që ishin pa ndjenja dhe do të përmendeshin më vonë, por në spital me thanë që i kisha humbur ata”, shprehet ai, raporton abcnews.al.

Më pas, i riu tregon se ku i ka marrë dëmtimet nga aksidenti.

Lexo edhe: Shifrat tronditëse, shqiptarët po vriten rrugëve: “Sekreti” me raportimin e aksidenteve

Kam thyer dorën dhe këmbën dhe do të më duhen tre operacione që të rikthehem në gjendjen e mëparshme. Në momentin e përplasjes mendova se u goditëm nga një makinë, por kishte qenë kamion. Mbaj mend që makina jonë rrëshkiti pak para përplasjes”, vijon ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!