I mbijetoi diktaturës, manastiri në shpellë i Kostarës do të rikonstruktohet

schedule18:27 - 28 Mars, 2021

schedule 18:27 - 28 Mars, 2021

Nga Silvi Sulaj

Ky është Manastiri i Shën Mërisë në Kostarë të Finiqit i ndërtuar në shpellë në shekullin e XVIII. Ka mundur ti mbijetojë sistemeve politike dhe fenomeneve natyrore. Dy herë është djegur po falë banorëve që kanë besim ortodoks të trashëguar ka shpëtuar. Përgjatë pandemisë nuk është vizituar nga turistët.

“Ka rënë zjarr disa herë edhe sivjet ra por kanë ardhur forcat edhe nga ana e bashkisë edhe ne e kemi mbrojtur mos të digjet. Vijnë besimtarë nga Himara nga Konispoli në dt 14 gusht që është emri i Shënmërisë edhe falen atje, por sivjet për shkak të pandemisë kjo feste nuk u bë”, shpjegon kryeplaku.

Në fshatin Kostarë jetojnë banorë të minoritetit grekë. Ndaj dhe kujdestari i manastirit i cili mundëson që të qëndrojë hapur Kristo Papa flet me vështirësi shqip. 34 vjeçari është ndër të rinjtë e paktë që nuk ka braktisur këtë fshat. E ka më të lehtë të na tregojë legjendën e manastirit në gjuhën greke.

“Kjo kishe ka një histori qindra vjeçare dhe legjenda thotë qe Shën Mëria erdhi nga Korfuzi e ka përshkuar gjithë malin me këmbë edhe u strehua në këtë shpellë. Shkëmbi qe prej asaj kohe u be vend i shenjte. Edhe rruga gjarperushe nga aksi kryesor ne te cilin rrjedh uji i lumit Bistrica, legjenda thotë qe një gjarpër merrte ujë prej atje edhe e sillte deri në këtë shpellë,” thotë ai.

Shpella me piktura gëzon statusin e monumentit të kulturës si pjesë e fondit të trashëgimisë shpirtërore do të restaurohet. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore miratoi 6 ditë më parë projektin.

Me kontributin e besimtarëve që hedhin të holla në kishë dhe vetë banorëve është bërë e mundur furnizimi me ujë dhe mirëmbajtja e rrugës.

“Fshati vet me forcat e tij ka marrë ujin është bërë 1 vit që e kanë marrë edhe për të ndërtuar rrugën janë munduar të gjithë bashke edhe me ndihmë nga manastiri”, shpjegon kryeplaku.

Pas vitit 1990 pjesa më e madhe e këtyre banorëve u larguan dhe nuk pati më as investime. “Në fshat nuk ka shkolle është prishur qe ne 90. Ata 5 fëmijë ikin në Finiq në shkollë.”

Sa i përket jetesë thonë se jetojnë me pensione, me bujqësi dhe blegtori. Virusi nuk ka hyrë në këtë fshat malor. Këta banorë të paktët të Kostarës i vret vetmia. Fëmijët prej pandemisë nuk i kanë takuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!