I “mbërthyer” me armë të ftohta në lokal, arrestohet 20 vjeçari në Fier

schedule11:01 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 11:01 - 6 Dhjetor, 2021

Një i ri në Fier ka rënë në prangat e policisë pasi mbante armë të ftohta me vete.  20 vjeçari është arrestuar në një lokal në Levan  pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një thikë dhe një dorezë metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mbante armë të ftohta me vete, vihet në pranga 20-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 20 vjeç, banues në Rromës, Mallakastër, pasi në një lokal në Levan, Fier, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën një thikë dhe një dorezë metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 37 vjeç, banues në Lushnjë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

U referuan materialet në Prokurorinë Lushnjë për shtetasin K. D., 38 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë në Komisariatin e Policisë Lushnjë gjatë kryerjes së detyrës. M., 18 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz” pa leje drejtimi, ka goditur një automjet të parkuar dhe është larguar nga vendngjarja”, deklaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale. /abcnews.al