Gareth Bale e mbylli huazimin te Tottenham këtë verë dhe u kthye te Real Madrid. Klubi po shtyn ta largojë për të mos i paguar pagën e lartë, por Bale ka marrë vendim ndryshe.
Mediet në Spanjë bëjnë me dije se uellsiani nuk ka ndërmend të lërë Real Madrid dhe do këmbëngulë të qëndrojë deri në fund të sezonit të ri, kur i mbaron edhe kontrata.
Pas mbylljes së kontratës, Bale nuk do e mbyllë me futbollin siç thuhet, por do të kalojë në SHBA, ku do luajë me një nga gjigantët e MLS si aventurën e fundit. /abcnews.al

