I mbaroi mandati, kush është gjermania që zëvendëson Soreca-n

schedule14:24 - 8 Qershor, 2022

schedule 14:24 - 8 Qershor, 2022

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca përfundoi mandatin në vendin tone. Nisur nga kjo, shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrel ka caktuar një gjermane në vendin e tij. Bëhet fjalë për Christiane Hohmann, e cila aktualisht shërben si ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

Më herët, zonja Hohmann ka shërbyer edhe si ambasadore e Gjermanisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Hohmann ka qenë mjaft e angazhuar gjatë muajve të fundit në Estoni për shkak të luftës në Ukrainë. Vazhdimisht ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave vendase për shkak të deklaratave dhe zyrtarëve të lartë gjermanë në lidhje me dërgimin ose jo të armëve të rënda në Ukrainë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!