I mashtroi duke iu marrë 250 mijë euro, çifti zvicerian padit shqiptaren, lidhja me Loredanën

schedule11:12 - 19 Shtator, 2020

schedule 11:12 - 19 Shtator, 2020

Një çift zvicerian ka hedhur akuza ndaj një shqiptareje nga Kosova se i ka mashtruar duke iu marrë qindra mijëra euro. Ilire Kozhani është paditur në gjykatë nga Gerald dhe Jolanda Schwarz se është shtirur si mjeke duke falsikuar dokumentet, së cilës i kanë dhënë 250 mijë euro.

Çifti ka rrëfyer se Kozhani ka qenë fqinja e tyre, dhe se iu kishte paraqitur kontratën e punës se punonte në spitalin Schaffhausen. Ai thotë se pretendimet e saj se është mjeke nuk i kishte vazhduar vetëm me letra. Sipas tij, Kozhani kishte ndihmuar gruan e tij me një problem që kishte patur në këmbë.

“Ishte fqinja jonë e parë. Ajo aktronte që ishte mjeke dhe tha se punonte në spital në Schaffhausen. Ajo ka dhe të gjitha pajisjet mjekësore (pantallona dhe xhaketë) dhe gjithçka tjetër që duhet në çantën e një doktori. Por ajo nuk është mjeke. Po ashtu ajo më tregoi të gjitha dokumentet (kontrata e punës nga spitali në Schaffhausen, fletëpagesat, etj.) dhe dukej se gjithçka ishin në rregull. Por doli që të gjitha dokumentet ishin të falsifikuara”, tregon Gerald Schwarz.

Sipas tij, Kozhani iu kishte treguar dhe kontratën e shtëpisë në Kosovë, duke iu premtuar se pas shitjes do t’ju kthente paratë. Zviceriani tregon për “Reporteri.net” se pas disa hulumtimeve me avokatin e tij, kishin zbuluar se personi në fjalë kishte kryer dhe mashtrime të tjera në sigurime, prostitucion.

Historia e Ilire Kozhanit ka ngjashmëri me atë të reperes Loredana Zefi, e cila para disa kohësh u përball me një sërë akuzash nga një çift zvicerian se i kishte mashtruar duke iu marrë 900 mijë franga. Kozhani dhe Loredana kanë angazhuar të njëjtin avokat, Artan Sadikun për çështjet e tyre në Zvicër dhe për këtë çifti pretendon se ka një lidhje mes tyre.

Loredana ka avokatin e njëjtë që ka edhe ajo tani. Z. Artan Sadiku është avokati i saj. Vajza e saj (A.Z) donte gjithashtu të bëhej këngëtare dhe ishte apo është ende aktive në Kosovë. Ajo kishte apo ka ende kontratë me një kompani diskografike, mendoj emri i saj është ON-Records. Loredana bëri të njëjtën mashtrim këtu në Zvicër si Ilire Kozhani”, tha ai. xh.d/abcnews.al