I mallkuar nga dëmtimet, ylli i Barçës humb betejën ndaj “Zonjës”

schedule14:33 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 14:33 - 6 Dhjetor, 2020

Barcelona humbi dje 2-1 ndaj Cadiz, por kjo nuk ishte e vetmja pasojë. Mësohet se Ousmane Dembele ka pësuar një tërheqje muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e mesjavës ndaj Juventus në Champions League.

 

Lajmin e bën të ditur vetë klubi katalanas, pas ekzaminimeve të kryera mëngjesin e sotëm, teksa Dembele mbrëmë u aktivizua vetëm 45 minuta. Lajm i keq për francezin, që po kalonte një periudhë të mirë. Në 12 ndeshje të luajtura këtë sezon ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.

Dëmtimet janë pika e tij e dobët dhe tashmë do duhet të ndalet sërish. Ai ishte kthyer në fillim të këtij sezoni, pas një mungese prej më shumë se gjashtë muajsh.

Ndërkohë, Barcelona vuan shumë dëmtimet në këtë periudhë. Në sulm është dëmtuar edhe talenti Ansu Fati, teksa Pique e Roberto janë gjithashtu në infermieri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!