Pasi u transferua këtë merkato vere nga “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund te “galaktikët” e Real Madrid për shifrën e 103 milionë euro, talenti më premtues i mesfushës, Jude Bellingham ka shkëlqyer deri më tani te “mbretërit” spanjoll.
Për performancat e këtij të fundit, një koment të shkurtër e ka bërë dhe ish-tekniku “legjendar”, Arrigo Saçhi, me këtë të fundit që e krahasoi talentin 20-vjeçar, me “pleshtin”, Lionel Messi, 7 herë fituesit të “Topit
“Ai është një lojtar i klasit botëror. Ai dominoi ndeshjen kundër Italisë. Ai është shumë i fortë. Ai bën gjithçka! Ai gjithmonë luan për ekipin. Vetëm Messi në moshën e tij më bëri një përshtypje kaq të fortë.
Sigurisht, Bellingham është i ndryshëm nga Leo, por nëse ai mbetet aq i përulur sa është, ai mund të ndjekë hapat e tij, sepse Bellingham është një lojtar i klasit botëror”,- u shpreh ish-“strategu” italian. /i.m /abcnews.al