“I lumtur për vendin e titullarit”, Daku për sfidës ndaj Faroeve: Nuk ishte ndeshje e lehtë

schedule23:57 - 20 Nëntor, 2023

schedule 23:57 - 20 Nëntor, 2023

Barazimi ndaj Ishujve Faroe ka mjaftuar, që “shqiponjat” tona ta mbyllin në vendin e parë të grupit E, këtë “aventurë”, në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku për herë të dytë në histori “Legjionarët” tanë sigurojnë një vend në fazën e grupeve të një kompeticioni madhor të Kombëtareve.

Pas sfidës, disa fjalë për mediat i tha edhe “bomberi”, Mirlind Daku, i cili u shpreh se barazimi ndaj Ishujve Faroe ndodhi për shkak se kundërshtari u mbyll në mbrojtje.

Prononcimi pas ndeshjes i Mirlind Dakut:

Ndeshja e parë si titullar? “Një ndjenjë e mirë kur të jepet përgjegjësia nga minuta e parë, kur të beson trajneri në një ndeshje kualifikuese. Ndonëse kualifikimi ishte arritur, përsëri ka përgjegjësi, më bëri të ndjehem mirë.

Goli mungoi, pse? “ Ata kanë ardhur vetëm që të mos humbin dhe ishin bllokuar mirë. Kjo ndeshje mund të ishte zhbllokuar nga ndonjë sekuencë apo goditje këndi, pasi bënë bllok. I patëm rastet tona, por as unë nuk i shfrytëzova mirë, pasi një gol do kishte mjaftuar për ta zhbllokuar këtë takim .”

Pjesa e parë e mirë, e dyta më e qetë, a u ndjetë i lodhur? “Jo nuk isha i lodhur, pasi i kam minutat nga ekipi im. Megjithatë nuk ishte ndeshje e lehtë, pasi pati goxha duele ajrore dhe shpenzon shumë energji dhe është normale që të ndjehesh edhe i lodhur.” /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!