U fut në minutën e 77’ dhe tronditi rrjetën kundërshtare. Bëhet fjalë për “heroin” e “bardhebluve” mbrëmjen e sotme, Regi Lushkja, i cili vuloi barazimin 1 me 1 të skuadrës së tij në minutën e 93’-të të sfidës, ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumi.
Pas ndeshjes, ashtu si tekniku Orges Shehi, dhe Lushkja bëri një koment të shkurtër, ku përveç se ndihej tepër i lumtur që shënoi, tha se kualifikimi është akoma i hapur dhe se shpreson shumë te ndeshja e kthimit.
“Jam i lumtur, sepse ishte një gol me mjaft vlera. Barazuam ndeshjen ne fund, ishte ndjenjë e veçantë dhe gjithçka mbetet e hapur. Kishim mundësi për më mirë, mund të shënonim edhe më herët. Ndeshja është akoma e hapur, shpresojmë te ndeshja e kthimit. Kualitetin e kemi për të kaluar më tej, pse jo do të tentojmë”,- u shpreh Lushkja. /i.m /abcnews.al