Deputetja demokrate Grida duma tha në mbledhjen e parë të Komisionit për Reformën Zgjedhore se Kodi ka nevojë për pak ndryshime dhe se problemi thelbësor është te sistemi.
“Duket qartazi që në vijim diskutimet do jenë teknike dhe poilitke por pa dyshim do ta theksojmë që kjo është politike , kur mazhoranca thotë le t’i lëmë dasitë politike, kështu që ne i kemi parë ato filmat “pa brirë je mbret, pa brirë je pasha”, prandaj i lini brirët.
Të dyja palët do përpiqen që ky proces të shkojë në interesin e palëve politike. Por kur themi në interes të qytetarëve besojmë se duhet të jetë në intersin e përfaqësimit politik të tyre. Thënë kjo e di që ka njohës shumë të mirë të kodit në këtë tryezë nga opozita, kodi ka pak gjëra për të ndryshuar realisht. Ka diçka thelbësore te sistemi, por nga ana tjetër porblemi me zgjedhjet nuk fillon dhe nuk mbaron te kodi. Prandaj e mora fjalën, për t’iu drejtuar shqiptarëve në pritshmërtitë e këtij komisioni. Sfidë e madhe është kufizimi i qeverisë në përdorimin e administratës, që ka të bëjë me influencën e atyre që janë në pushtet dhe kanë mjete për të ndërhyrë në procesin zgjedhor”, tha Duma.
Lexo edhe: Reforma Zgjedhore, Vasili: Të mos bëjmë tualetin e radhës politik