Erling Haaland po vazhdon të thyejë rekorde. Ylli norvegjez realizoi mbrëmjen e djeshme njërin prej tre golave në fitoren e Manchester City me rezultatin 3-2 ndaj Leipzigut.
Me këtë rast, 23-vjeçari arriti në kuotën e 40 golave nga 35 ndeshje të zhvilluara. Këtë, ai e ka arritur me tri klube, me Salzburgun, Borussia Dortmundin dhe kampionin aktual europian, Cityn.
Kështu, Haaland u bë lojtari më i ri në histori të Championsit që i shënon 40 gola në këtë garë prestigjioze.
Ai ishte njëri prej kandidatëve kryesorë për ta fituar “Topin e Artë” sivjet, por përfundoi i dyti pas Lionel Messit.
Haaland pati një sezon fantastik duke i fituar tre trofe me “Qytetarët”, Champions League, Premier League dhe FA Cup./ h.ll/abcnews.al