I lindur gjatë Luftës së II Botërore, shkencëtarët zbulojnë peshkun 81-vjeçar

schedule16:16 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 16:16 - 10 Dhjetor, 2020

Një grup shkencëtarësh kanë zbuluar një peshk, të cilësuar si më të vjetrin.

Peshku oktogjenar, pretendohet se është 81 vjeç dhe është në jetë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ai u zbulua nga Instituti Australian i Shkencës Detare në Rowley Shoals, rreth 300 kilometra në Australinë Perëndimore, si pjesë e një studimi mbi jetëgjatësinë e peshqve tropikal.

81-vjeçari u identifikua së bashku me 10 peshq të tjerë mbi moshën 60 vjeç, duke përfshirë një bas të kuq 79 vjeçar që u kap gjithashtu në Rowley Shoals, një zonë që përfshin tre shkëmbinj nënujorë koralë në buzë të Australisë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!