I kuq dhe i ngushtë pas trupit, fustani i Anxhela Peristerit nxit komente në mediat turke

schedule17:12 - 17 Maj, 2021

schedule 17:12 - 17 Maj, 2021

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Anxhela Peristeri ka tërhequr vëmendjen e mediave turke me paraqitjen e saj në tapetin, ku parakaluan pjesëmarrësit e festivalit.

Këngëtarja është shfaqur me një fustan të ngushtë, të punuar nga Valdrin Sahiti dhe është shprehur se është ndierë si një mbretëreshë.

Gjithashtu, ngjyra e kuqe e zgjedhur nga Anxhela ka spikatur, duke e bërë bukuroshen të duket edhe më seksi.

Peristeri do të ngjitet në skenën e Eurovisionit me 20 Maj, ku do të interpretojë hitin “Karma”. Deri më tani, kënga është pritur mjaft mirë nga publiku, duke shumë klikime dhe komente./abcnews.al