“I kundërvihet një djali me gjak shqiptari që na bën krenarë”, babai i Granit Xhakës replika ndaj Zana Avdiut

schedule13:27 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 13:27 - 5 Dhjetor, 2022

Zana Avdiu, aktivistja nga Kosova, reagoi duke e quajtur veprimin e Xhakës ndaj lojtarëve të Serbisë si një turp.

Për këtë, ka reaguar edhe babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka duke i dalë kundër Zanës.

“Nuk jam njëri i televizioneve e i kamerave. Jam njër i sakrifikës, i punës dhe burgjeve.

Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkutoj.

T’i tregoj se kush jam. Ajo kur mirret me një fjalë rrugaç, t’i vijë turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria.

I kundërvihet një djali që është gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenarë. I thotë Granitit rrugaç.

Po më vjen keq që një femër me shkrujt atë fjalë. Më së pari të ma tregojë mua fjalën rrugaç. Ndoshta prej efektit mundet me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë.

Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti nuk e ka bo gjestin politik, as shovinist, as asgjë.Atë gjest nuk e ka bo as me fye kërkënd, as me sha kërkënd.

Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Xhaka i tregoi botës që këta (serbët) na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona”, ka thënë Ragip Xhaka./h.ll/abcnews.al