I kritikuar vazhdimisht nga tifozët, shpërthen Maguire: Mjaft më me kërcënime, kam një familje!

schedule14:05 - 2 Qershor, 2022

schedule 14:05 - 2 Qershor, 2022

Harry Maguire është një nga lojtarët më të kritikuar në botën e futbollit, teksa në angli shpesh herë është vendosur edhe në qëndër të talljeve, fyerjeve, memeve apo dhe vjedhjeve.

Qendërmbrojtësi i Manchester United padiskutim vjen pas një sezoni jo të mirë në Premier League, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë.

Anglezi ka pranur kritikat, por këmbëngul se nuk duhet tejkaluar masa, aq sa t’i vihet në rrezik qetësia e familjes.

“Jam i vetëdijshëm se jam në qendër të vëmendjes dhe vlerësimit. E di që jam i ekspozuar ndaj kritikave, edhe ndaj atyre shumë të ashpra. Veç të tjerash, Manchester United ka paguar një shumë të madhe për mua. I pranoj totalisht kritikat kur pësojmë gol apo kryejmë gabime, i kam shpatullat mjaftueshëm të gjera për të duruar dhe pranuar situatën. Por ka edhe një linjë që nuk mund të kalohet. Edhe unë jam qenie njerëzore dhe, si të gjithë, kam një familje. Fjalët i lë të shkojnë, por kur bëhet fjalë për kërcënime, për bomba, në shtëpi, nuk është më futboll, bëhet çështje familjeje. Jam i lumtur që fëmijët e mi janë në një moshe kur ende nuk lexojnë dhe nuk ndjekin lajmet në televizion”.

Edhe me fanellën e Anglisë për Maguire nuk është një moment i lehtë. Edhe pse vendin në kombëtare e ka të garantuar, edhe me fanellën e “Tre Luanëve” ndonjëherë disa tifozë e kanë vërshëllyer, si në rastin e sfidës në Ëembley, kundër Bregut të Fildishtë.

“Që nga debutimi im me fanellën e Anglisë, tifozët kanë qenë fantastikë me mua. Kam qenë protagonist i disa prej ndeshjeve më të mëdha në historinë e kombëtares angleze. Deri tani kam përjetuar momente fantastike dhe nuk do të lejoj që një minorancë, nuk e di se sa, 10 apo 20 persona, të influencojnë raportin tim me pjesën tjetër të tifozëve anglezë. Gjithsesi, jam i sigurt se shpejt do të përjetojmë të tjera momente të mira së bashku. Kam qenë tifoz i Anglisë gjithmonë, kam qenë në Europian dhe i kam ndjekur në Francë, kështu që e di mirë se sa të apasionuar janë tifozët”, është shprehur qendërmbrojtësi anglez. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!