I komunikohet masa, Lera: Më morën jetën

schedule19:41 - 8 Shkurt, 2019

schedule 19:41 - 8 Shkurt, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 57-vjeçarin Teodor Lera i cili dy ditë më parë mbyti gruan në Vlorë. Gjatë kohës që po transportohej nga spitali i Vlorës për te Krimet e Rënda në Tiranë, autori ka folur për herë të parë duke thënë: Më morën jetën, po lëre”.

57-vjeçari dy ditë më parë mbyti bashkëshorten e tij Etleva Lera 47-vjeçe, ndërsa tentoi të vetëvritej duke prerë damarët. Për këtë arsye prej dy ditësh 57-vjeçari qëndronte i shtruar në spitalin rajonal të Vlorës. Krimi i rëndë ndodhi brenda në shtepinë e çiftit, në katin e parë të një pallati ne lagjen “Kushtrimi”, pranë Komisariatit të Policisë në Vlor.  Viktima është nënë e tre femijëve./abcnews.al