I kolliti qëllimisht punonjëses në fytyrë, gjykata gjobit pronarin me 30 mijë euro

schedule11:24 - 16 Korrik, 2024

schedule 11:24 - 16 Korrik, 2024

Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar gjobiti pronarin e Cawdor Cars, Kevin Davies me më shumë se 30,000 euro për talljen e një ish-punonjëse gjatë pandemisë Covid-19.

Ai do të paguajë 26,438.84 £, pasi i kolliti qëllimisht në fytyrë  punonjëses dhe u tall me të. Kompania pagoi gjithashtu 18,000 £ dëmshpërblim.

Gjykatësi Tobias Vincent Ryan tha se Davis qëllimisht u kollit në drejtim të saj, dhe tre muaj më vonë gruaja la punën.

“Ajo dha dorëheqjen të paktën pjesërisht sepse ishte viktimë; ky ishte një faktor kryesor dhe domethënës në vendimin e saj,” tha gjykatësi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!