I kërkuan datë për takimin, Rama-naftëtarëve: Nuk ulemi në tavolinë pa dalë nga greva

schedule11:17 - 28 Tetor, 2020

schedule 11:17 - 28 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar sërish me një mesazh grevistëve në Ballsh, të cilët i kërkuan datën e takimit.  Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson edhe njëherë se nuk mund të ulen për bisedime nëse nuk ndërpritet greva.

Sipas tij qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush.

LEXO EDHE: Naftëtarët e Ballshit i përgjigjen Ramës: Nga greva dalim vetëm pasi të marrim një premtim konkret

“Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyllur greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime dhe unë s’kam shkop magjik!”, shkruan Rama.

Ndërkaq, më herët një përfaqësues i grevistëve u shreh për mediat se do të dalin nga greva në momentin që do të marrin një premtim konkret në lidhje me kërkesat e tyre.

Naftëtaret e Ballshit kanë hyrë në ditën e 14-të të grevës teksa vijojnë rezistencën e tyre për plotësimin e kërkesave. Grevistët dhe pse në gjende të  rënduar shëndetësore shprehen se se nuk do largohen deri sa të marrin zgjidhje. g.v/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!