“I kërkon klubi”, lojtari i skuadrës spanjolle shet fanellën për 50 euro te një tifoz

schedule17:12 - 16 Prill, 2024

schedule 17:12 - 16 Prill, 2024

Ajo që ndodhi pas fërshëllimës të fundit të ndeshjes së fundit të Malaga në Spanjë është bërë një diskutim.

Mesfushori Dani Lorenzo, teksa po festonte me tifozët, ku pranoi 50 euro të ofruara nga njëri prej tifozëve në këmbim të fanellës së tij. Një veprim që në fakt bëhet zakonisht falas nga lojtarët, duke ndezur debat, sidomos në rrjetet sociale.

Për mikrofonat e “Chiringuito”, lojtari u justifikua duke treguar arsyen se përse pranoi paratë.

“Klubi na kërkon 50 euro pas një numri të caktuar fanellash të dhuruara. Unë nuk jam milioner, sigurisht që do i pranoja paratë që më ofruan”, është shprehur lojtari./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!