Një zyrtar i pushtetit lokal në Indi ka rrahur një punonjëse pasi ajo i kërkoi që të vendoste maskë. Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në ndërtesë tregojnë momentin kur ai futet në zyrë dhe fillon të dhunojë gruan me këmbën e një karrigeje.
Burri në video thuhet të jetë shefi i “Nellore tourism” C. Bhaskar i cili niset drejt gruas 43-vjeçare e cila qëndronte e ulur në tavolinën e saj të punës dhe nis direkt ta sulmojë.
Ai fillimisht kapi diçka nga tavolina e tij për të goditur gruan, e identifikuar në mediat lokale si Cheeçuri Usharani, ndërsa personat e tjerë në zyrë mundohen që ta largojnë. Si përfundim, një i ri futet brenda dhe e largon nga gruaja të cilën e kishte kapur për flokësh.
Hetuesit thanë se Bhaskar doli jashtë kontrollit kur punonjësja i tha që duhet të mbajë maskë, si të gjithë punonjësit e tjerë në zyrë. Sulmi raportohet të ketë ndodhur të shtunën ndërsa policia në vend më tej lëshoi pamjet e arrestimit të Bhaskar pasi videoja u bë virale. /abcnews.al/

