I kërkoi gjykatës së OKB-së të ndërhyjë, Izraeli quan Afrikën e Jugut “krah ligjor të Hamasit”

schedule22:37 - 14 Shkurt, 2024

schedule 22:37 - 14 Shkurt, 2024

Izraeli e ka hedhur poshtë si “të pabazuar” një kërkesë të paraqitur nga Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të ndërhyrë në planet e veta për të nisur një ofensivë në Rafah.

Afrika e Jugut i kërkoi gjykatës së OKB-së të shqyrtonte nëse operacionet ushtarake të Izraelit do të përbënin shkelje të urdhrave të përkohshëm të dhëna nga gjykatësit muajin e kaluar. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite Lior Hayat akuzoi Afrikën e Jugut se vepron si “krahu ligjor” i Hamasit.

“Afrika e Jugut vazhdon të përfaqësojë interesat e organizatës terroriste Hamas dhe po përpiqet t’i mohojë Izraelit të drejtën themelore për të mbrojtur veten dhe qytetarët e tij. Izraeli është i përkushtuar të respektojë ligjin ndërkombëtar, duke përfshirë lehtësimin e transferimit të ndihmës humanitare dhe parandalimin e dëmtimit të të pafajshmëve.”, thuhet në deklaratën e Tel Avivit.

Afrika e Jugut parashtroi më parë akuza për gjenocid kundër Izraelit në gjykatën e Hagës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!