I këputi këmbën të resë, Gjykata lë pas hekurave Jehon Breçanin

schedule12:29 - 14 Qershor, 2021

schedule 12:29 - 14 Qershor, 2021

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për 19-vjeçarin Jehon Breçani.

Lexo edhe: Me shpejtësi në trotuar i këputi këmbën të resë, arrestohet djali i ish-zv-drejtorit të policisë

Breçani është autori i aksidentit të ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku i këputi këmbën 24-vjeçares, Xhesina Gega e cila ishte duke ecur në trotuar, kur adoleshenti 19-vjeçar e përplasi me shpejtësi me “Benz”-in luksoz AA 888 XX.

19-vjeçari është djali i Erzen Berçanit, ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit.

Pas aksidentit, 24-vjeçarja tregoi për ABC se momentin e përplasjes ishte duke pritur në trotuar shoqen e saj pasi kishin planifikuar të takoheshin. E reja iu nënshtrua menjëherë operacionit tek Spitali Traumës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!