“I kemi ndarë me dhoma”: “Zbërthehen” mesazhet e Tires, si bashkëpunonte me kolegët

schedule14:27 - 8 Shkurt, 2021

schedule 14:27 - 8 Shkurt, 2021

ABC ka zbardhur dosjen për sanitaren Tire Alldervishi të Covid-2, e arrestuar pak javë më parë, pas skandalit të vdekjes së një qytetareje nga koronavirusi, e cila ishte lënë pa shërbim dhe ushqim.

Sot u arrestuan tre infemiere dhe një sanitare në këtë spital, sit ë përfshirë në këtë histori. Në pranga kanë rënë infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi dhe Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha.

Në dosjen hetimore, thuhet ndër të tjera se Tire Alldervishi, i është këqyrur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular.

Nga këqyrja e aparatit celular në posedim, rezulton se kjo shetases ka shkëmbyer komunikime të shumta me persona të ndryshëm, kryesisht paciente dhe familjarë të tyre si dhe sanitare dhe infermiere në spitalit ”Shefqet Ndroqi”.

Nga përmbajtja e këtyre e komunikimeve të realizuara nëpërmjet aplikacionit ”WhatsApp” dhe SMS, rezulton se personi nën hetim Tire Alldervishi në bashkëpunim me persona të tjerë përves rastit me pacienten Liljana Kalemi, është përfshirë edhe në disa episode të tjera, duke i kërkuar dhe marrë para familjarëve të pacientëve të shtruar në spital, për ti shërbyer të afërmve të tyre.

Sipas dosjes, në datë 05/12/2020 Tires i ka ardhur një mesazh SMS nga  kontakti i regjistruar në telefonin e saj me emrin “Sheqere kati 3”, ku përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre është si më poshtë vijon: 08:57, 05/12/2020 – Sheqere kati 3: ”Tire shko ndërroje pak Muhametin, se ta jap kafen kur te vij vetë, se s’ka Elda kohë.  Në rregull.  Mos harro.  Me thuaj pastaj”.

Nga verifikimet ne sistemin “DeepSee” rezulton se numri telefonik i përket shtetases Sheqerije Jonuz Koçi, e cila rezulton e punësuar pranë Spitalit Univeristar “Shefqet Ndroqi”. Gjithashtu sipas dokumentacionit të administruar me procesverbal “mbi këqyrjen dhe marrjen e dokumentave” nga spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë, rezulton se shtetasja Sheqerije Koçi figuron ne listen e infermierëve të këtij spitali.

Ndërkohë, prokuroria sqaron se ”Muhamet” është identifikuar si shtetasi Muhamet Skutina, i cili rezulton të ketë qenë i shtruar në spital gjatë përiudhës kohorë që është dërguar mesazhi.

Organi i akuzës ka marrë në pyetje, këtë të fundit, dhe ka deklaruar se është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” rreth datës 1 dhjetor 2020 dhe ka dalë nga spitali në datën 13 dhjetor 2020. Emrat e stafit mjekësor që i kanë shërbyer nuk i mban mend, por njeh shtetasen Sheqerije Koci e cila punon si infermiere në atë spital, pasi vajzën e saj e ka menaxhere në biznesin e tij. Gjithashtu mban mend dhe një infermiere që quhet Elda e cila është përdoruese, e cila i ka shërbyer. Ai pohon se i ka lënë bakshish (duke mos dhënë detaje të tjera). Shtetasen Tire Alldervishi ai nuk e njeh dhe nuk mban mend që ajo ti ketë shërbyer atij gjatë kohës që ka qenë i shtruar në spital.

Në datë  12/12/2020 Tire Alldervishi kumunikuar me një kontakt tjetër të regjistruar në telefonin e saj  “Mira Vod”. Nga verifikimet ne sistemi “DeepSee” rezulton se numri telefonik perket shtetases Mira Sifi Bushi, e cila rezulton e punësuar si infermiere pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Nga biseda, Tirja i thotë Mirës që ka hyrë mik për të tek Ana në dhomën 6 dhe Mira i thotë që s’ka gjë se në i ndajmë të gjitha. Në bisedë përmendet shtetasja me emrin ”Sheqere” ku pas verifikimeve të bëra nga ana jonë është Sheqerije Koci, infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” e cila gjithashtu përmendet në episodin e mësipërm. Nga biseda kuptohet gjithashtu që dikush që ka qenë i shtruar, i ka dhënë diçka Sheqerijes që sipas bindjes sonë ka qene përfitim monetar.

Lexo edhe: ”Jepi 10 se ndrron babin”, si zhvateshin familjarët e pacientëve te ”Shefqet Ndroqi”

Biseda:

17:49, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Si te kam. kam hyr mik dje per ty ke Ana per dhomen 6  Kam ber gabim apo mir. nese kam gabuar te kerkoj ndjes.

17:50, 12/12/2020 Tire Alldervishi : Te perqafoj

17:51, 12/12/2020 Tire Alldervishi : Sflas dot Me von

17:51, 12/12/2020 mira vod: S’ka gje ne i ndajm te gjitha

17:52, 12/12/2020 mira vod: Ai ja dha sheqeres pa u futur tek deta  Ti e di qe punojm bashke

17:52, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Degnova qe i keni ber me dhoma

17:52, 12/12/2020 mira vod: Ne fakt nuk i doja se ta çajne moken

17:52, 12/12/2020 mira vod: Po ska gje ne keshtu punojmë

17:54, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Kerkoj ndjesë

17:57, 12/12/2020 mira vod : Të kam zemer. Të puth fort

07:55, 13/12/2020 Tire Alldervishi :Kafja te beft mir

Në dosjen e prokurorisë janë zbardhur gjithashtu edhe biseda të tjera që sanitarja, ka bërë me kolegë të tjerë. Sipas organit të akuzës, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ngritur një skemë të mirëfilltë për të zhvatur familjarët e pacientëve të shtruar në spital. g.v/abcnews.al