I kanë dhënë fund martesës? Si reaguan Blero dhe Afrona ndaj lajmeve për ta

schedule16:24 - 20 Maj, 2022

schedule 16:24 - 20 Maj, 2022

Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë kthyer në qendrën e vëmendjes pasi përfliten se janë ndarë. Spekulimet se çifti i njohur mund t’i ketë dhënë fund martesës së tyre 3 vjeçare pasi ata fshinë të gjitha fotot me njëri-tjetrin në Instagram.

Si i kanë pritur këto lajme? Në fakt, dyshja duket se janë të pashqetësuar ndaj asaj që thuhet. Ata kanë publikuar foto me familjarët e tyre, duke preferuar që të mos i adresojnë publikisht thashethemet në të cilat janë përfshirë.

“Familje”, shkruan Blero krah fotos ndërsa Afrona ka postuar një foto me motrën e saj duke i uruar ditëlindjen dhe shkruan se mezi po pret që ta takojë. Por edhe pse kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin, dyshja e famshme vazhdojnë që të ndiqen në Instagram.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!