“I kam pritur qytetarët çdo ditë të javës, ndryshe nga të tjerët”, Arbana: 3 anëtarë të këshillit bashkiak janë boshnjak

schedule09:07 - 9 Maj, 2023

schedule 09:07 - 9 Maj, 2023

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, i cili kandidon për një mandat të dytë në zgjedhjet vendore, u shpreh se arma e tij e fortë është pritja që i ka bërë qytetarëve çdo ditë të javës.

I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, ai tha se ndryshe nga kryetarët e tjerë të bashkive, është i vetmi që ka bërë takime jo një herë apo dy herë në javë.

Arma ime më e fortë është pritja që unë i kam bërë qytetarëve dhe nëse flasim për derë të hapur apo derë të mbyllur vetëm në Bashkinë e Shijakut nuk ekziston një gjë e tillë. Madje, mund të jem një nga kryetarët e bashkive të vetmit që nga dita e hënë në të hënë, përfshirë të shtunat dhe të dielave, bashkia ka qene e hapur. Unë kam qene duke pritur shumë njerëz çdo ditë. Nuk kam bërë takime një herë në javë, apo dy herë në javë siç mund t’i bëjnë të tjerët. Kështu që bashkia ka qene e hapur për çdo qytetar”, deklaroi Arbana.

Më tej, ai foli dhe për komunitetin boshnjak në bashkinë e Shijakut, të cilit i ka dhene mundësinë për të qene i përfaqësuar me tre anëtarë në këshillin bashkiak. Sipas Arbanës, ky komunitet është një vlerë e shtuar, pasi ka nxjerrë shumë personalitete.

“Komuniteti boshnjak në bashkinë tonë është një vlerë e shtuar për ne. Është një komunitet që ka kontribuar në shumë fusha të ndryshme. Ka nxjerrë arsimtarë, ka nxjerrë shumë personalitete të ndryshëm. Si rrallëherë më parë, ne i kemi ofruar tre anëtarë të këshillit bashkiak, jo vetëm tani, por edhe në vitin 2019 kur unë kandidoja për herë të parë. Asnjëherë ata nuk kanë pasur tre anëtarë të këshillit bashkiak. E kemi bërë një gjë të tillë sepse është një vlerë e shtuar. Jemi munduar që çdo problematik, çdo shqetësim që ata kanë pasur, të jetë shqetësim dhe për ne. I kemi zgjidhur siç kemi dhe sloganin tonë “Ku ka vullnet, ka dhe zgjidhje” në bashkëpunim dhe me ta. Absolutisht që ka dhe probleme, prandaj duam dhe një mandat të dytë që vizionin tonë që kemi për Shijakun ta çojmë akoma më përpara dhe me këta tre anëtarë të këshillit bashkiak që do të jenë iniciatorët për çdo problem për çdo hall që ata do të kenë në bashkinë e Shijakut”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!