Në maratonën e gjatë festive të emisionit Soirée në ABC me Jonida Shehu më 1 janar ishte i ftuar edhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi.
Por nëse po mendoni se do realizonte një intervistë politike, e keni gabim. Ai është shfaqur shumë ndryshe në Soirée, madje i ka surprizuar të gjithë duke shfaqur një talent që nuk e dinim për të.
Ministri Eduard Shalsi ka treguar se ai di të luajë me mandolinë dhe këtë e ka dëshmuar mbrëmjen e djeshme në Soirée.
Shalsi siç nuk e kishim parë ndonjëherë, performoi një potpuri këngësh shqiptare dhe të huaja duke krijuar një atmosferë të këndshme.
“Shumë vite më përpara, në shtëpinë e Pionerit” dhe aty nga vitet ‘70 nëpër 8 vjeçaret e Tiranës, vinin mësues të ndryshëm që merreshin me muzikë dhe kuptonin se kush kishte vesh muzikor dhe kush nuk ka vesh muzikor. Ka qenë vitit ‘77-‘78 dhe në fakt më përzgjodhën për kitarë dhe dëshira jonë ishte kitara, por meqë i kishim gishtat e vegjël që ta fillojmë me mandolinën dhe pastaj të kalonim tek kitara. E vërteta është që asokohe, shtëpitë e Pionerit ishin shumë popullore dhe përgjatë 2-3 viteve atëherë kemi dhënë shumë koncerte dhe u shndërruam në profesionist. Jepnim koncerte tek Pallati i Kulturës, kemi shkuar në disa qytete të Shqipërisë, ishte një Ansambël muzikor, kishim një mësuese të jashtëzakonshme dhe më ka marr malli ta shoh”, ka treguar Eduard Shalsi.
Për më tepër shihni videon më poshtë të performancës së tij: