“I ka shkruar vetë CR7”, dyshime për replikat e motrës së Ronaldos

schedule16:53 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 16:53 - 3 Dhjetor, 2019

Gazetari i njohur italian, Tancredi Palmeri, ka publikuar në Twitterin e tij replikën e motrës së Cristiano Ronaldos ndaj Virgil Van Dijk.

Pasi e ka analizuar me kujdes, Palmeri ka dalë në konkluzionin se ka qenë vetë Cristiano Ronaldo që i është përgjigjur mbrojtësit holandez, me adresën e motrës së tij.

“Pa shikoni, pa shikoni. Të gjithë e dini se motra e Cristiano Ronaldos postoi në Instagram një përgjigje ndaj Vigil Van Dijk, por…

A ishte me të vërtetë motra e Cristianos ajo që e shkroi? Apo vetë Cristiano Ronaldo? Para se të shikoni postimin që është publik, është publikuar më parë një postim që është fshirë menjëherë, kur lexohet që Ronaldo i referohet vetes në veten e parë. E çuditshme…”/abcnews.al