I jepet lamtumira Papa Françeskut/ Presidenti amerikan, Donald Trump mbërrin në Sheshin e Shën Pjetrit

schedule09:48 - 26 Prill, 2025

schedule 09:48 - 26 Prill, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania kanë mbërritur në sheshin e Shën Pjetrit për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, shkruan BBC.

Papa Françesku do të përcillet të shtunën për në banesën e fundit në orën 10 të mëngjesit.

Më shumë se 200 mijë njerëz pritet të jenë këtë fundjavë në Funeralin e Papa Franceskut në Vatikan ky mes tyre më shumë se 170 delegacione ndërkombëtare.

Në mesin e liderëve që do të marrin pjesë në Funeralin e Atit të Shenjtë janë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidenti Amerikan Donald Trump, ai francez Emmanuel Macron si dhe dhjetëra liderë të tjerë nga e gjithë bota./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!