Nga Leontina Nikaj
Ngjyra e forma, dorëzoheshin, para syrit e mendjes së artistes rebele Lumturie Blloshmi. Nipi i piktores Lumturie Blloshmi , balerini i parë i Operas në Paris, Edi Blloshmi ka ardhur enkas nga Franca për të organizuar ceremoninë e lamtumirës për hallën e tij dhe artisten unike të artit pamor e cila u shua në moshën 74 vjeçare nga COVID 19
Mikja e saj e ngushtë piktorja Merita Selimi me lot në sy e cilëson Lumen një shpirt të lirë e cila iu dha e tëra artit. Artistët të pranishëm në homazhe pranojnë forcën e saj ne pikturë, e instalacion , e cila shpesh i ka sfiduar.
Rudi Erebara sjell ndërmend, momente dramatike të pushkatimit te babait të saj, dhe në kushte të tilla ajo ia doli të bënte art. Milena Selimi, kujton takimin e fundit.
Energjia e saj dhe kërkimi mbi artin nuk rreshti, ajo kishte gati disa projekte, të cilat do të realizohen nga miqtë dhe të afërmit. Merita Selimi kujton se testamenti i saj artistik është i sigurt mes dy nipërve.
Artistja që theu kornizat e artit Lumturie Blloshmi, iku nga bota tokësore, por vepra e saj dhe fryma e parë e artit bashkëkohorë do mbeten gjatë ndër breza./mv.abcnews.al