I jepet lamtumira e fundit parodistit të Vlorës

schedule16:15 - 4 Qershor, 2019

schedule 16:15 - 4 Qershor, 2019

Mjeshtrit të madh të humorit Muhamet Lika i është dhënë lamtumira e fundit nga miqtë dhe kolegët. Homazhet në nderim të humoristit Meti u zhvilluan në teatrin “Petro Marko” të Vlorës, aty ku ai punoi për vite me radhë.

Parodistit të Vlorës, Muhamet Lika, i është dhënë lamtumira e fundit. Homazhet u zhvilluan në hollin e teatrit “Petro Marko” të Vlorës, aty ku kontriboi për vite me radhë. Në këtë ceremoni për mjeshtrin e madh ishin të pranishëm miq, qytetarë të Vlorës, personalitete të jetës politike dhe kulturore.

Qytetarët e Vlorës sot janë të shumtë në teatrin “Petro Marko” për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për ta përcjellë në banesën e fundit, njeriun e mirë, zemërmadhin Meti”, tha kryebashkiaku Dritan Leli.

“Është një dhimbje e madhe për të gjithë qytetarët, për të gjithë kombin tonë, sepse kishte moshë për të na gëzuar dhe për të na bërë të gjithëve t’i vemi gishtin kokës për problematikat që kemi”, u shpreh aktori Mirush Kabashi.

“Metin s’do ta kemi fizikisht, por do të jetë në mendjen dhe në zemrën tonë dhe nuk do të harrohet kurrë për atë që ka bërë ai për humorin, për artin shqiptar”, tha Afrim Agalliu.

Meti ishte njeriu më fantastik që kemi njohur në jetën tonë. Ishte një njeri i mirë, një familjar model. Për Metin nuk kanë të shteruar fjalët. Ky është Meti kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria”, tha Agron Hamo.

Një kurorë me lule në shenjë mirënjohje për Metin u dërgua në Vlorë edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Muhamet Lika nuk është vetëm parodisti i Vlorës, por i të gjithëve. Aktori që me humorin e tij u rritën breza, Lika është humbje e madhe për gjithë Shqipërinë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!