Rusia i jep fund luftës në Nagorno-Karabakh, firmoset pakti i paqes

schedule23:09 - 9 Nëntor, 2020

schedule 23:09 - 9 Nëntor, 2020

Përfundon lufta në Nagorno-Karabakh. Sot është firmosur marrëveshja mes Presidentit azer Aliyev dhe kryeministrit armen Pashinyan me ndërmjetësimin e Vladimir Putin për t’i dhënë fund konfliktit.

Por cilat janë pozicionet finale, kush humbi dhe kush fitoi? Azerbajxhani ruan territorin që rimori në Nagorno-Karabakh, ndërsa Armenia tërhiqet.

Unë nënshkrova një deklaratë me presidentët e Rusisë dhe Azerbajxhanit për t’i dhënë fund luftës së Karabakh. Teksti i deklaratës është i dhimbshëm për mua personalisht dhe për popullin tonë. 

Unë e mora këtë vendim si rezultat i një analize të thellë të situatës. Gjithashtu duke u bazuar në besimin se kjo është zgjidhja më e mirë në situatën e krijuar. Mora një vendim shumë, shumë të vështirë

Nuk është fitore, por nuk ka humbje. Ky duhet të jetë fillimi i bashkimit tonë kombëtar. Ne duhet të analizojmë për të planifikuar të ardhmen tonë dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës. Luftuam deri në fund. Rroftë Armenia” tha kryeministri armen Pashinyan.

Azerbajxhani dhe Armenia ranë dakord të vendosnin forcat paqeruajtëse ruse në Karabakh. Me marrëveshjen paraprake, trupat ruse do të veprojnë si një kordon demarkacioni midis forcave kundërshtare.

Së bashku me këtë, palët arritën një marrëveshje mbi pjesëmarrjen aktive të qeverisë turke në zgjidhjen përfundimtare të problemit të Karabakh. Kjo deklaratë e përbashkët nuk parashikon përcaktimin e statusit përfundimtar të Karabakh brenda integritetit territorial të Azerbajxhanit.

Në mëngjesin e 10 nëntorit, ministrat e mbrojtjes të Azerbajxhanit dhe Armenisë do të mbërrijnë në Moskë për të diskutuar detajet e armëpushimit përfundimtar.

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!