Pas një karrierë të gjatë, ku ka qenë dhe pjesë e “gjigandëve” anglezë, si Chelsea e Newcastle, “bomberi” francez, Loic Remy ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionit, në moshën 36-vjeçare.
Sulmuesi u bë lojtar i lirë në verë pas një periudhe afatshkurtër te francezët e Brest, në gjysmën e dytë të sezonit 2022-2023, por pa mundur të aktivizohet qoftë në një ndeshje, duke e shtyrë kështu të varte “këpucët në gozhdë” pas një karriere 17-vjeçare.
Remy del në “pension: me një rekord prej 140 golash në 407 ndeshje në nivel klubesh. Remy e ka nisur karrierën me Lyonin, për të spikatur më pas me Nice dhe Marseille, para se të kalonte në Premier League me Queens Park Rangers, Newcastle, Chelsea e Crystal Palace.
Pas një periudhë jo shumë të gjatë në Spanjë me Las Palmas dhe Getafe, u kthye në France te Lille, ndërsa fundin e karrierës e kaloi me turqit e Rizespor e Adana Demirspor, si dhe me skuadrën e Brest në Francë. /i.m /abcnews.al