Erling Haaland është një makineri golash që nuk di të ndalet. Sulmuesi ka shënuar 5 gola në tre ndeshjet e fundit me Norvegjinë, ku tre prej tyre i realizoi kundër Gjibraltarit.
Por Haaland nuk po e tregon veten vetëm brenda fushës por edhe jashtë saj. Së fundmi sic raporton “Sport”, sulmuesi i Dortmundit ka ndihmuar tre skuadra të vendit të tij.
Haaland ka vendosor që shpërblimin që ka marrë me kombëtaren e Norvegjisë t’ia japë tre ekipeve, Rosseland, Bryne dhe Grorud. /abcnews.al/