Thorgan Hazard ka shënuar dy gola në Euro 2020 me Belgjikën. Të premten zhvillohet çerekfinalja ndaj Italisë, një përballje shumë e vështirë dhe e dyluftuar.
Lojtari ofensiv komenton ndeshjen ndaj skuadrës së Roberto Mancinit dhe ndalet te gjendja e vëllait të tij, Eden Hazard, i cili pësoi një tërheqje muskulore në suksesin ndaj Portugalisë.
“Na duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe ndaj Italisë nëse duam të kualifikohemi. Ata nuk humbasin prej shumë ndeshjesh, do të jetë sfidë për ne t’i japim fund ecurisë pozitive të Italisë.
Eden? Ndihet më mirë dhe është stërvitur. Ai dëshiron të luajë ndaj Italisë, për të ndihmuar skuadrën dhe për të dhuruar spektakël, po bën gjithçka për të qenë gati.
Eden është një lojtar i rëndësishëm për të mbajtur topin kur jemi në vështirësi. Ai merr iniciativa dhe tërheq ekipin përpara. Edhe po s’ia doli të rikuperohet, kemi lojtarë të tjerë që do e zëvendësojnë“, deklaroi futbollisti i Dortmund. /abcnews.al