I dënuar pasi u kap me 613 kilogramë kokainë, Çekaj kërkon të dalë nga regjimi “41 biss”

schedule13:37 - 23 Maj, 2022

schedule 13:37 - 23 Maj, 2022

Arbër Çekaj ka kërkuar që të dalë nga regjimi “41 biss” ku është izoluar me urdhër të ministrisë së Drejtësisë.

Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e kontenierit me banane. Në gusht ai së bashku me Fatmir Pjetrin tentuan që të arratiseshin nga burgu 313, por u kapën në momentin e fundit.

Në lidhje me këtë ngjarje, prokuroria nisi një hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre” për gjashtë punonjës policie të burgjeve, të cilët sipas saj nuk kanë mundur të gjejnë litarin dhe çengelin e përdorur nga Fatmir Pjetri në tentativën për t’u arratisur.

/abcnews.al