I ishte caktuar masa arrest me burg për vjedhje me dhunë, arrestohet 44 vjeçari nga Tirana

schedule12:34 - 8 Qershor, 2024

schedule 12:34 - 8 Qershor, 2024

Një 44 vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë për vjedhje me dhunë.

Sipas policisë, ndaj tij gjykata e Shkallës së parë kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për vjedhje të kryer në bashkëpunim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!