Shprehja “nuk është kurrë vonë për të marrë një diplomë” nuk ka qenë kurrë kaq e vërtetë. Ndërkohë që ky moment historik zakonisht ndodh herët në jetë, shumë të tjerë, për shkak të rrethanave ose zgjedhjes personale, nuk e përjetojnë atë.
Për Clayton Ward, shoferi i autobusit të shkollës në Massachusetts, marrja e një diplome ishte diçka që ai gjithmonë e kishte ëndërruar. Jeta e kishte çuar në një drejtim tjetër, por kurrë nuk hoqi dorë nga ky qëllim. Ai thjesht kishte nevojë për një frymëzim të vogël.
Clayton u frymëzua nga studentët që i dërgonte në shkollë
Pas transferimit në Massachusetts, Clayton ndoqi gjurmët e familjes së tij. Ata zotëronin një kompani autobusësh shkolle në Tenesi dhe Clayton u bë vetë shofer autobusi. Megjithatë, ai kurrë nuk e harroi dëshirën për t’u arsimuar.
“Unë kurrë nuk e kam humbur atë nevojë ose atë dëshirë për të mësuar më shumë ose për të pasur një diplomë.”- tha Clayton Ward për CBS.
Kur u foli studentëve në autobus për pasionin e tij, diçka e ngacmoi nga brenda. “U frymëzova, pasi bisedova me nxënësit e shkollës për pasionin tim, që është historia,”- tha Clayton. “U frymëzova, veçanërisht duke i dëgjuar ata të thonë: ‘Duhet të jesh mësuesi im’.”
Nga shoferi i autobusit të shkollës një student
Pas 7 vitesh punë si shofer autobusi, Clayton u regjistrua në kolegjin “MassBay Community” në maj 2019. Pavarësisht këtij ndryshimi të madh, ai nuk hoqi dorë nga profesioni i tij kryesor.
Përkundër një pune me kohë të plotë, Clayton nuk pengohet nga ngarkesa e shkollës.
“Ka të bëjë me disiplinën. Nuk është fjala për të bërë gjënë e duhur kur njerëzit ju shikojnë, por të bëni gjënë e duhur kur nuk ju shikojnë. Një nga avantazhet e pakta të pandemisë COVID-19 ishte që kisha më shumë kohë për të përfunduar diplomën.”- tha Clayton.
“Unë nuk mendoja se do të arrija ndonjëherë në këtë pikë. Prisja të dilja mirë, por nuk e imagjinoja kaq mirë. Nuk e imagjinoja të isha në listën e dekanit, duke marrë tre ose katër çmime për një nga GPA-të më të mira për klasën e diplomimit, “- tha Clayton. “Është ende si diçka joreale për mua.”/abcnews.al