I infektuar me Covid, përmirësohet gjendja e Imzot George Frendos

schedule14:44 - 14 Nëntor, 2020

schedule 14:44 - 14 Nëntor, 2020

Ipeshkvi Ndihmës Imzot Arjan Dodaj ka dhënë detaje për shëndetin e Arqipeshkvit Imzot George Frendo.

Mësohet se Imzot Arjan Dodaj ka pasur sot një video-telefonat me Arqipeshkvin Imzot George Frendo dhe shefin e repartit ku ndodhet i shtruar.

“Nga sot Imzot Frendo ka kaluar në një nga repartet normal të Covid. Situata shendetësore e Imzot Frendos është shumë stabèl dhe po mbahet nën monitorim për mushkëritë, e nevojshme që kjo terapi të stabilizohet për ta kthyer në mënyrë të shëndetshme nga prania e virusit. Situata është shumë e qetë.

Imzot Frendo është shprehur se mezi pres të kthehem në Arqidioqezë (Tiranë) për t’iu rikthyer jetës aktiviteteve dhe jetës baritore”, thuhet në njoftim.

Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit Imzot George Frendo u infektua me koronavirus pak ditë më parë, ndërsa u dërgua në Itali për mjekim më të specializuar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!