Ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19, këngëtari nga Kosova, Kushtrim Sylaj.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur ish-deputeti Rasim Selmanaj.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka deklaruar se do ta kujtojnë gjithmonë si pika e djalit.
“Lajm tronditës! Kushtrim Sylaj nga Mazniku i Deçanit humb jetën me covid 19. Ishe këngëtar i spikatur e pika e djalit! Kështu do të kujtojmë! Lutemi për shpirtin tënd Kushtrim!”, ka shkruar ish-deputeti./abcnews.al



