Urgjent në spital prej Covid-19, zbulohet komplikacioni i Berlusconit

schedule13:08 - 4 Shtator, 2020

schedule 13:08 - 4 Shtator, 2020

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar në spital, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Berlusconi është shtruar mbrëmjen e djeshme, ndërsa mediat italiane raportojnë se ai është diagnostikuar me pneumoni të hershme bilaterale.

Për këtë shkak shtrimi i tij në spital është bërë si një masë paraprake, ndërsa gjendja e ish-kryeministrit raportohet të jetë jo e rëndë.

Pneumonia bilaterale prek të dy mushkëritë dhe mund ta vështirësojë frymëmarrjen.

Dyshohet se Berlusconi është infektuar në një festë të organizuar nga Flavio Briatore në Sardenja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!