I infektuar me COVID-19, Berisha jep lajme të mira pas shtrimit në spital

schedule16:28 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 16:28 - 3 Dhjetor, 2020

Etrit Berisha është infektuar me COVID-19 dhe ditët e fundit ai ka pasur shqetësime, ndaj edhe një ditë më parë u shtrua në spital në Ferrara të Italisë.

Klubi i SPAL njoftoi se portieri dhe kapiteni i kombëtares shqiptare do të kryente disa kontrolle të specializuara dhe ditën e sotme ai ka njoftuar se gjithçka ka shkuar mirë.

 

Postimi i Berishes ne Instagram

Sigurisht nuk mungojnë as falënderimet, në postimin e Berishës që shkruan: “Përshëndetje të gjithëve. Doja t’ju informoja se kontrollet që kam pasur ditën e djeshme kanë shkuar mirë. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet dhe shihemi së shpejti”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!