Pesëvjeçari Etian, i vetmi i mbijetuar nga rrëzimi i teleferikut në Itali, tashmë ka nisur që të pyesë për prindërit. Nëna, babai, vëllai i tij i vogël dhe gjyshërit humbën jetën bashkë me 9 persona të tjerë pas rrëzimit të një teleferiku në malin Mottarone.
Lajmin e bënë të ditur mjekët e spitalit Regina Margherita në Torino , ku fëmija është i shtruar duke marrë kujdes shëndetësor. Pranë tij po qëndron halla dhe më pas familjarët do të zgjedhin se kur mund të jetë momenti i duhur për t’i treguar të vërtetën.
Gjendja shëndetësore e Etian-it është e qëndrueshme por mjekët ende nuk e cilësojnë si jashtë rrezikut për jetën pasi ende ka plagë të rënda në gjoks dhe në bark. Pesëvjeçari dhe familja që humbi në aksident janë nga Izraeli por jetonin në në Italinë Veriore, pasi babai i tij ishte i punësuar në një klinikë në Pavia. sb/abcnews.al/