Rikthimi i Douglas Costa te Bayern Munchen (huazim nga Juventusi) nuk shkoi siç pritej dhe bavarezët duan ta largojnë që në këtë muaj për të mos paguar 3 milionë eurot e pagës së tij deri në fund të sezonit.
Drejtuesit e kampionëve të Europës i kanë dhënë leje Juventusit të negociojë për një të gjetur një tjetër klub për Costan, ku braziliani të luajë më shumë dhe së fundmi në skenë ka dalë një opsion interesant, Milani.
Kuqezinjtë duan të jenë më të shpejtë në krahë dhe Costa ofron garanci në këtë aspekt. Tratativat kanë nisur dhe nga ajo që raporton Tuttosport, problem është vetëm paga prej 6 milionë eurosh e brazilianit. /abcnews.al