I huaji më i mirë në historinë e Manchester United, De Gea vendos rekord

schedule15:59 - 10 Korrik, 2020

schedule 15:59 - 10 Korrik, 2020

Manchester United fitoi 0-3 në fushën e Aston Villa mbrëmjen e kaluar, duke siguruar suksesin e katërt radhazi në kampionat. Zona Champions League është afruar shumë, Chelsea i vendit të tretë është dy pikë larg dhe Leicester City i vendit të katërt numëron vetëm një pikë më shumë.

Fernandes, Greenwood dhe Pogba realizuan golat e fitores për ekipin e Solskjaer, teksa kjo ishte një sfidë e veçantë për David De Gean. Portieri spanjoll, i cili është pjesë e “Djajve të Kuq” prej vitit 2011, regjistroi ndeshjen e 399-të me ekipin anglez.

Një arritje e madhe, që e kthen 29-vjeçarin nga Madridi në lojtarin e huaj me më shumë ndeshje të zhvilluara në historinë e Manchester United, duke thyer rekordin që i përkiste Peter Schmeichel, ish-portierit të njohur danez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!