I hoqën internetin, 15 vjeçari spanjoll vret prindërit dhe vëllain e tij

schedule08:38 - 13 Shkurt, 2022

schedule 08:38 - 13 Shkurt, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë ku një 15 vjeçar ka vrarë prindërit dhe vëllain e tij të vogël.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elçe të Spanjës, ku adoleshenti ka vrarë dhe ka qëndruar për tre ditë me trupat e pajetë në banes. Ngjarja e rëndë është zbuluar nga të afërmit e adoleshentit pasi janë merakosur pasi nuk kishin asnjë kontakt me ta.

Kur ato kanë shkuar në banesë adoleshenti është përgjigjur me gjakftohtësi se di i kishte vrarë prindërit dhe vëllain e tij dhjetë vjeçar.

Krimi makabër kishte ndodhur pas një konflikti që ai kishte pasur me prindërit për rezultatet e ulëta në shkollë dhe vendimin për ti hequr internetin.

Ndërkohë tashmë policia ka bërë arrestimin e tij dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!