I hapi rrugën Finlandës e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, Turqia kërkon ekstradimin e 33 “të dyshuarve për terrorizëm”

schedule14:41 - 29 Qershor, 2022

schedule 14:41 - 29 Qershor, 2022

Turqia ka njoftuar sot se do të kërkojë që të bëhet ekstradimi i 33 të dyshuarve për “terrorizëm” nga Finlanda dhe Suedia. Kjo kërkesë vjen si pjesë e marrëveshjes me anë të së cilës u arrit dhënia e dritës jeshile që dy shtetet nordike të vijojnë me procedurat për t’u anëtarësuar në NATO.

Turqia do t’u kërkojë atyre të “përmbushin premtimet e tyre”, tha ministri i drejtësisë në vend.

Kujtojmë se Ankaraja e ka akuzuar Finlandën dhe Suedinë për pritjen e militantëve kurdë.  Shtetet nordike ranë dakord të martën vonë që “të trajtojnë me shpejtësi kërkesat e Turqisë për dëbim ose ekstradim të të dyshuarve për terrorizëm”.

Pas katër orësh bisedimesh në samitin e NATO-s në Madrid, të tre vendet arritën një kompromis dhe Finlanda dhe Suedia do të ftohen zyrtarisht për t’iu bashkuar aleancës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!