I hapën llogari false në ‘TikTok’, procedohen tre persona në Shkodër

schedule15:25 - 28 Shkurt, 2024

schedule 15:25 - 28 Shkurt, 2024

Nis procedimi në gjendje të lirë për tre shtetas në Shkodër, pasi i kanë hapur një llogari false në rrjetin social “TikTok” një 34-vjeçareje.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për tre shtetas, mes tyre një grua. Një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, i ka kallëzuar se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social “TikTok“”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!